LajmeMaqedoni

Numër i madh i maturantëve duan të studiojnë jashtë vendit, kjo vjen si mungesë e cilësisë në vend!

Në çfarë niveli qëndron cilësia në arsim në Maqedoninë e Veriut?

Se ku qëndron cilësia në arsim në Maqedoninë e Veriut është shumë thjesht e kuptueshme nëse merren dhe shqyrtohen rezultatet e testeve ndërkombëtare për nxënësit dhe Universitet në vend. Nga të gjitha testet e realizuara deri më tani vendi ynë ka rezultuar në fund të listave ose fare nuk ka qenë në listë. Për shembull, PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të  Nxënësve), studim ndërkombëtar për të lexuarit me kuptim, matematikë dhe shkenca natyrore që bën matjen e diturive dhe shkathtësive të nxënësve të moshës 15 vjeçare, ku në lexim me kuptim dhe matematikë nga 77 shtete RMV është në vendin e 67, ndërsa në shkenca natyrore nga 77 shtete RMV është në vendin e 63.

Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb.

Sipas një ankete të realizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport në RMV, e realizuar nga periudha janar-mars 2022, çdo i treti i ri do që ta lëshojë vendin pas mbarimit të shkollimit. Si arsye kryesore llogariten, mos pasja e mundësive të barabarta, mungesa e drejtësisë, nepotizimi, si dhe mungesa e arsimit cilësorë në të gjitha nivelet etj. /Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button