BotaLajme

Nxënësi i një shkolle të mesme në Gjermani sulmoi me thikë bashkëmoshatarët, pesë prej tyre u lënduan – policia arreston sulmuesin

Në një shkollë të mesme në Wuppertal në pjesën perëndimore të Gjermanisë, një nxënës ka therur disa bashkëmoshatar, ku më pas ka intervenuar policia duke e arrestuar.

Policia gjermane rreth orës 10 të mëngjes kishte pranuar një telefonate se në Gjimnazin e shkollës së qytetit të lartpërmendur, një nxënës u është vërsulur me thikë bashkëmoshatarëve, duke therur pesë prej tyre.

Deri më tani nuk dihet nëse ndonjëri prej të lënduarve është në rrezik për jetë. E pas shfaqjes së policisë dhe njësiteve elitare, sulmuesi është “neutralizuar” dhe dërguar në spital për shkak të disa lëndimeve të pësuara.

Organet e sigurisë janë duke kontrolluar nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm apo kishte ndonjë ndihmës.

Sipas policisë, gjatë incidentit nuk ka patur të shtëna armësh, e disa media raportojnë se gjatë sulmit është përdorur thika.

Show More

Related Articles

Back to top button