LajmeSport

Ofertë “marramendëse”, Henderson konsideron lëvizjen në Arabinë Saudite

Xhordan Henderson është duke menduar për një ofertë që do t’i ndryshojë jetën nga Al-Ettifaq në Ligën Pro të Arabisë Saudite, e cila do të katërfishonte pagën e tij aktuale. Sipas ‘The Athletic’, Stiven Zherrard, ish-shoku i skuadrës së Hendersonit në Liverpull dhe menaxheri i sapoemëruar i “Al-Ettifaq”, po luan një rol të rëndësishëm në bindjen e mesfushorit 33-vjeçar.

Sidoqoftë, skuadra Saudite Pro League duhet të paguajë një tarifë transferimi për lojtarin pasi anglezi ka një kontratë në ‘Anfield’ deri në vitin 2025. Liverpulli ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga “Al-Ettifaq” në lidhje me një lëvizje të mundshme për Henderson. Megjithatë, nëse Henderson tregon gatishmërinë e tij për të bërë një ndryshim, të dy klubet do të hyjnë menjëherë në bisedime për të negociuar një marrëveshje.

Henderson është një promovues serioz i të drejtave LGBTQI+. Megjithatë, vlen të përmendet se homoseksualiteti është i paligjshëm në Arabinë Saudite, duke ngritur pyetje në lidhje me sfidat e mundshme kulturore që mund të përballet Henderson nëse bashkohet me “Al-Ettifaq”.

Show More

Related Articles

Back to top button