BotaLajme

Olena Zelenska për BBC: Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, ne do të vdesim

“Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje etike”. Kështu është shprehur zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska në një intervistë për BBC, duke shprehur shqetësimin pas bllokimit të ndihmës nga senatorët republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Republikanët bllokuan një projekt-ligj që siguronte 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën. “Ne vërtet kemi nevojë për ndihmë. Nuk mund të lodhemi, sepse nëse e bëjmë, vdesim. Na dhemb shumë kur shohim shenja se disponueshmëria mund të zbehet. Për ne është jetike. Dhemb të shohim se çfarë po ndodh.”, tha ajo.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu i ka kërkuar Uashingtonit që të bien dakord për një marrëveshje për Ukrainën. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron, tha gjatë një vizite në Uashington këtë javë se SHBA-ja ishte “shtylla” e koalicionit perëndimor që mbështet luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos i japin Putinit një “dhuratë Krishtlindjesh” duke bllokuar miliarda dollarët e mbështetjes financiare të nevojshme për të vazhduar luftën kundër forcave ruse.

Intervista e plotë e Olena Zelenskës për BBC pritet të transmetohet të dielën. 

Show More

Related Articles

Back to top button