LajmeMaqedoni

Onkologjia, Mexhiti: Punojmë në zbardhjen e rastit, nuk do të kursejmë askënd

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti derisa komentoi zhvillimet rreth skandalit në Klinikën e Onkologjisë deklaroi sot se nuk mund të futen të gjithë punëtorët shëndetësorë në të njëjtin shportë. Sipas tij shëndetësia ka mjekë shumë të përgatitur dhe se Ministria e Shëndetësisë do të bëjë gjithçka për të ruajtur reputacionin e tyre.

“Si ministër ju garantoj se me kompetencat e mia, pa kompromis, nuk do të kursejmë askënd… Në lidhje me pretendimet se pacientët kanë ardhur në Onkologji nga jashtë, aktualisht nuk kam informacion, por edhe nëse kemi pasur nuk mund të ndaj për shkak të çështjes që po trajtohet nga Prokuroria dhe për rrjedhojë gjithçka që do të merret si vendim në fund do të shpallet publikisht para të gjithëve”, tha Mexhiti.

Show More

Related Articles

Back to top button