LajmeRajon

Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali kundër mashtrimeve me call center: Goditet grupi që përfitoi 5 mln Euro

Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane është zhvilluar në Shqipëri. Mësohet se në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me call center. Media italiane, raporton se Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri.

Sipas ANSA-s, është goditur një grup që mashtronte me call center-at.

Ata përdornin teknika të sofistikuara mashtrimi që kanë çuar në përfitimin e të paktën 5 milionë Eurove. Të mashtruar kanë mbetur me qindra qytetarë italianë.

Prokuroria e Pordenones ka kryer të paktën 42 mijë përgjime. Është zbuluar se grupi kriminal i pastronte paratë në vendet e BE-së. Bëhet fjalë për vende si Qipro, Lituania, Estonia, Holanda dhe Gjermania. Më pas i konvertonin në kriptomonedha.

Për këtë operacion, SPAK do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të japë detaje më të hollësishme.

Show More

Related Articles

Back to top button