LajmeRajon

Opozita bllokon Kuvendin në Shqipëri, dështon seanca plenare

Bllokimi i Kuvendit nga deputetët demokratë ka sjellë dështimin e zhvillimit të seancës plenare në Shqipëri të enjten.

Demokratët në opozitë ditë më parë kanë paralajmëruar qëndresë në seancë plenare, pas rrëzimit që mazhoranca i bëri tre kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, përbërjes së komisionit të reformës elektorale, si dhe përjashtimit të deputetëve nga punimet e Kuvendit, transmeton Klan TV. 

PD-ja ndër të tjera ka njoftuar se “prej dy muajsh edhe pse mazhoranca (PS) ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha”.

Lideri opozitar Sali Berisha ka thënë se nga sot do të fillojë qëndresa e opozitës në Kuvend.

Show More

Related Articles

Back to top button