Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është rikthyer cështjes së statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të shumëkërkuuar Prishtinës zyrtare nga komunitetit ndërkombëtar, si element kyc për avansimin e procesit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar prej një dekade nga Bashkimi Europian. Kryetarja e shtetit të Kosovës hodhi idenë që draft-statuti të hartohet nga autoritetet kosovare në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta pohoj publikisht, sepse një iniciativë e tillë duhet të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun. Por pikërisht duke nuhatur që nga BE-ja mund të na mbërrijë një draft i cili jo domosdoshmërisht na pëlqen në tërësi, kam insistuar të ulemi e të hartojmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën”, është shprehur ajo në një emission televiziv. Mënyra më e mirë sipas saj për ta zgjidhur këtë cështje është që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta hartojnë draftin së bashku. Osmani e pranoi se ka shqetësime sa i përket kompetencave të Asociacionit. Megjithatë, jam e bindur tha presidentja, se Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta dhe njëkohësisht vetë e kanë pohuar në vendimin e vitit 2015”, tha Osmani. Kryeministri Albin Kurti është shprehur më herët i gatshëm të krijojë një draft modern europian për statutin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Read Next
8 hours ago
“Fridrih Ebert”: 42,67 për qind e të rinjve në Maqedoni të Veriut do të largoheshin nga vendi
9 hours ago
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendosura
10 hours ago
Tha se kishte folur me Radoiçiqin për t’ia siguruar vota që të zgjidhet presidente, Osmani për deklaratën e Pacollit: Është kohë zgjedhjesh
10 hours ago
Qeveria e Mickoskit merr borxh tjetër, ja sa miliona
10 hours ago
Kurti sërish i përmend kërkesat ndaj Serbisë, kërkon dorëzimin e Milan Radoiçiqit
11 hours ago
Mickoski: Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane, presim mbështetje edhe nga BE-ja
12 hours ago
Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeera si militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik
12 hours ago
Liga Evropa dhe Liga e Konferencës, sjellin 34 përballje interesante
13 hours ago
Kallajxhiev: Kushtet në burgjet e Maqedonisë nuk janë të mira, duhet të ketë më shumë falje
13 hours ago