LajmeMaqedoni

Osmani del me tre pika për VMRO – Mes tyre heqja dorë nga “kryeministri shqiptar”

BDI e Ali Ahmetit është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha pozitat qeveritare aktuale, përfshirë edhe kërkesën për kryeministër shqiptar dhe t’ia lënë postin e kryeministrit VMRO-DPMNE-së, por vetëm me kusht. Ndryshimi i kushtetutës, sipas BDI-së, duhet të hyjë në fuqi para konferencës së dytë ndërqeveritare. Kështu, siç përcjell KlanM, u shpreh sot në një dalje para mediave, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Ai ofroi plan që do të realizohet në tre pika.

“Ai plan trepikësh përfshin opozitën për të mbështetur ndryshimet kushtetuese që do të hynin në fuqi në konferencën e dytë ndërqeveritare. BDI-ja në të njëjtën ditë do të tërhiqej nga të gjitha pozitat në Qeveri, përfshirë atë që do të kishte marrë nga opozita apo pozita në Qeverinë e Përzhinës apo teknike. Të gjitha pozicionet. Ka vetëm një kusht, ajo është pika tre, nëse ky plan pranohet, që të nesërmen duhet të ketë një hetim të partive politike” deklaroi Bujar Osmani.

Duke folur për hetimet e partive politike, sipas Osmanit, ky proces do të ndihmonte në zbardhjen dhe mbylljen një herë e përgjithmonë të temave për korrupsion e krim brenda partive politike, përcjell KlanM.

“Është bërë i tepruar keqpërdorimi i temës së korrupsionit dhe krimit nga partitë për të fituar pikë të vogla politike. Ne duhet t’i japim fund kësaj. Nuk do të lejojmë më askënd të na etiketojë. Le të bëhemi burra nesër, le të thërrasim një hetim ndërkombëtar, hetimin tonë të brendshëm dhe t’i fusim në listë, Mickoski dhe Ahmeti dhe Kovaçevski dhe të tjerët edhe mua dhe të tjerët, nëse duhet dhe hetime publike dhe të shohim se çfarë do të dalë nga ai proces”, deklaroi Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, ky hetim, tani e tutje do të jetë kusht i BDI-së./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button