LajmeRajon

Osmani: Duhet reagim i unifikuar i ndërkombëtarëve për lirimin e policëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar edhe në herë nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj Serbisë për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar.

Në një takim që ajo pati sot me një delegacion të ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë finlandez, Osmani tha se kidnapimi i policëve është një akt i pastër agresioni i shtetit serb.

“Presidentja Osmani foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast e konfirmoi edhe një herë përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon, në koordinim dhe bashkëpunim edhe me aleatët. Ajo foli edhe për tendendcat e vazhdueshme destabilizuese nga ana e Serbisë dhe vuri theks tek rëndësia e ballafaqimit me drejtësinë të grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia e që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ajo sot është takuar me delegacionin nga Finlanda, me të cilët, e ka vlerësuar partneritetin mes dy vendeve dhe u shpreh e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm./Arbresh.info

Show More

Related Articles

Back to top button