LajmeMaqedoni

Osmani: Maqedonia do ta ndihmojë Ukrainën me mjete jovdekjeprurëse

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një deklaratë për TV21 tha se ministritë e jashtëm të NATO-s në Bukuresht dolën edhe më të bashkuar në dënimin e agresionit rus në Ukrainë, përcjell TV21. Osmani tha se edhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojë mbështetjen financiare për Kievin.

“Komunikova qëndrimin tonë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ndihmojë financiarisht paketën gjithëpërfshirëse të asistencës për Ukrainën me mjete jovdekjeprurëse siç është çështja e uniformave ose e pajisjeve tjera të nevojshme për Qeverinë e Ukrainës por natyrisht edhe masat që ndërmorëm për të dënuar agresionin rus siç është masa e fundit e Qeverisë për të vendosur regjimin e vizave për diplomatët rus”, tha mes tjerash Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button