LajmeMaqedoni

Osmani: Maqedonia luajti rol kyç në skenën politike ndërkombëtare

Maqedonia e Veriut po hy në fazën finale të kryesimit me OSBE-së në vitin 2023. Krahas vitit të kaluar, vendi po përgatitej intensivisht për Kryesimin edhe një vit e gjysmë më herët, periudhë në të cilën u bënë përpjekje të mëdha për të qenë në krye të detyrës.

“Fjala është për njerëzit” ishte motoja dhe motivimi për punën tonë gjatë Kryesimit të OSBE-së. E pozicionuam veten si Kryesim i fokusuar te njerëzit, sepse në një botë të trazuar, nevojat dhe kërkesat e njerëzve janë gjithmonë të parat. Siguria e tyre duhet të jetë gjithmonë në qendër të përpjekjeve të të gjithë liderëve politikë.

Qasja e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut ishte e shumanshme dhe e fokusuar në: përkushtim të qartë ndaj njerëzve të Ukrainës dhe rajoneve të tjera të goditura nga konflikti dhe mbështetje për popujt e prekur dhe institucionet, punën e operacioneve në terren të OSBE-së dhe mbështetjen e tyre, që të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe promovimin e kapaciteteve dhe mjeteve të OSBE-së si platformë e vetme për dialog. Si rrjedhojë, kyçe ishin angazhimet e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së gjatë vitit të kaluar ka realizuar vizita në gjithsej 12 misione të OSBE-së në terren: në Ukrainë, Misioni i OSBE-së në Shkup, Moldavi, Gjeorgji, Azerbajxhan, Armeni, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kazakistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan.

Show More

Related Articles

Back to top button