LajmeMaqedoni

Osmani në takim me Szijjarto: Të jemi të bashkuar rreth idesë evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Republikës së Hungarisë, Peter Szijjarto, sot më 16 nëntor, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka qëndruar për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Vitin e ardhshëm, në gjysmën e dytë të vitit, Hungaria do të kryesojë BE-në. Pres, si deri më tani, që Hungaria ta mbështesë fuqishëm dhe zëshëm integrimin tonë evropian. Prandaj, duhet të jemi të gjithë të bashkuar për idenë evropiane dhe të sigurohemi që pas kaq vitesh pritje, të mos krijohet më ngërç në procesin e anëtarësimit në BE, në momentin kur ai në fakt po përshpejtohet për shkak të rrethanave gjeopolitike”, deklaroi Osmani.

Ministri Szijjarto përcolli bindjen e tij të palëkundur se Hungaria do t’i kushtojë fokus të rëndësishëm zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë kryesimit të ardhshëm hungarez të Këshillit të BE-së dhe do të vazhdojë të jetë një nga mbështetësit më të zëshëm të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Show More

Related Articles

Back to top button