LajmeRajon

Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Nëse është nevoja nga këtu do të mbrohet çdo cep i territorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kulla e Isa Boletinit në veri ka thënë se nga ky vend nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit të Kosovës.

Osmani pasi bëri homazhe te varri i heroit Isa Boletini për nder të Ditës së Flamurit, tha se Kulla e Isa Boletinit dhe varri i tij dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë në pjesën veriore ‘dem baba dem’ dhe do të vazhdojnë të jenë përgjithmonë.

“Sakrifica e shqiptarëve të Kosovës edhe në vitin 1912 ka qenë jashtëzakonisht e madhe. E nderojmë pikërisht këtu në kullën e tij, Kullën e Isa Boletinit ku është mbrojtur çdo cep i Republikës së Kosovës dhe nga ku nëse është nevoja do të mbrohet sërish çdo cep i Republikës së Kosovës…”, tha ajo.

Homazhe pranë varrit të heroit Isa Boletini bëri edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili tha se veprimtarët nga Kosova kishin kontribut ekzistencial për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

Pjesë e delegacionit të dy krerëve institucional ishin edhe disa ministria nga kabineti qeveritar dhe deputetë të mazhorancës.

Show More

Related Articles

Back to top button