LajmeMaqedoni

Osmani para Lavrovit: Agresioni rus në Ukrainë shkatërroi jetët e njerëzve të thjeshtë dhe shkeli marrëveshjet për siguri

Kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani në fjalimin e tij në mbledhjen e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup theksoi se Maqedonia e Veriut mori kryesimin me këtë organizatë në gjendje lufte në Europë, shkruan TV21. Në mbledhjen ku ishte prezent edhe kryediplomati rus, Segej Lavrov, Osmani tha se agresioni rus ndaj Ukrainës ka shkatërruar jetët e njerëzve të rëndomtë dhe ka shkelur Aktin Final të Helsinkut, mbi të cilin është krijuar OSBE.

“Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në një vit të luftës aktive, me kërcënime të paprecedentë ndaj sigurisë europiane dhe të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Agresioni luftarak i Rusisë ndaj Ukrainës fluturon në fytyrën e të gjithë asaj për çka është e lidhur kjo organizatë, Akti final i Helsinkit dhe dokumente tjera kyçe që e themelojnë sigurinë europiane. Mbi të gjitha, shkatërroi jetët e njerëzve të thjeshtë, të drejtën për të jetuar i lirë”, tha mes tjerash Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button