LajmeMaqedoni

Osmani për prezantimin e tij për kornizën negociuese: Të gjithë ata që më kundërshtojnë, le të paraqesin fakte

Para rreth tre javësh ministri i jashtëm Bujar Osmani përmes një videoje, me shkumës në dorë dhe me një tabelë përpara, sqaroi kornizën negociuese me Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Kjo video u përshëndet nga shumë qytetarë por kishte edhe mjaft kritika. E për këto kritika, ministri Osmani përsëri u paraqit para qytetarëve duke thënë se asnjëra prej tyre nuk ka qenë me argumente për të kundërshtuar kornizën negociuese, ndërsa shfrytëzoi rastin që përsëri të tregojë dhe të bindë qytetarët se bisedimet dhe marrëveshjet me vendet fqinje nuk janë pjesë e kornizës negociuese ndërsa të gjithë ata që kanë argumente kundër, bën thirrje t’i prezantojnë.

“Mesazhi kryesor ngelet i pandryshueshëm. Marrëveshjet me fqinjët dhe dokumentet nuk janë pjesë e segmenteve të posaçme të kornizës negociuese ku ka njoftim me shkrim dhe votim nga ana e vendeve anëtare. Sot e përsëris thirrjen time. Nëse dikush ka dëshmi faktike që t’ë kundërshtojë prezantimin tim, ju lutem hapëroni. Diskursi i sinqertë e përforcon demokracinë tonë. Respektoj secilin prej jush pa dallim nëse pajtoheni me metodën apo jo. Qëllimi jonë kryesorë është e ardhme më e ndritur për Maqedoninë e Veriut”, tha Bujar Osmani – ministër i Jashtëm.

Show More

Related Articles

Back to top button