LajmeMaqedoni

Osmani pret që procesi i ndryshimeve kushtetuese të përfundojë me sukses dhe në kohë

 Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është optimist dhe pret ndryshime kushtetuese, të cilat janë kusht për vazhdimin e negociatave inkuadruese me BE-në, ndërsa në të cilat, thotë, punohet aktualisht, të miratohen dhe gjithë procesi të përfundojë me sukses.

“Detyra ime është të jem optimist dhe të punoj për ta realizuar. Sipas njohurive të mia procesi do të përfundojë me sukses”, shpresoj në kohë”, tha Osmani  në pyetjen e gazetarëve në brifingun e sotëm në MPJ.

Afati fillestar për ndryshimet kushtetuese ishte nëntori, kur duhet të përfundojë procesi i shqyrtimit dhe të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare, e cila do të nisë negociatat për kapitujt. Për momentin nuk ka konsensus për ndryshimet kushtetuese, sepse VMRO-DPMNE-ja opozitare refuzon të mbështesë ndryshimet e Kushtetutës, siç theksojnë ata, nën diktat bullgar dhe insistojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në lidhje me Planin e Veprimit në kuadër të procesit të negociatave me BE-në, Osmani shtoi se është duke u përgatitur nga ekspertë vendas dhe të huaj dhe tashmë ka një draft të dytë. Përgatitja e tij ka të bëjë edhe me procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe sapo të jetë gati, do të dërgohet për miratim në KE. 

Show More

Related Articles

Back to top button