BotaLajmeMaqedoni

Osmani: Rusia po e përkeqëson sigurinë globale të ushqimit, pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit

Osmani: Rusia po e përkeqëson sigurinë globale të ushqimit, pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, ka dënuar vendimin e Rusisë për tërheqjen nga Marrëveshja e Grurit, pasi sipas tij ky veprim i shtetit rus e përkeqëson sigurinë globale të ushqimit. Më tej, ai ka shprehur përkrahjen e tij për gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kjo krizë, duke mbështetur përpjekjet e OKB-së, të Bashkimit Evropian dhe të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe kryetar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka reaguar ndaj vendimit të Rusisë për pezullimin e marrëveshjes se grurit që ishte arritur vitin e kaluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Unë e dënoj vendimin e njëanshëm të Rusisë për t’u tërhequr nga Nisma e Kokrrave të Detit të Zi, sepse është duke përkeqësuar sigurinë globale të ushqimit”, ka reaguar shefi i OSBE-së.

Më tutje, ai ka thënë se vendi i tij e përkrah gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kjo krizë.

“Maqedonia e Veriut qëndron me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Komisionin e Bashkimit Evropian dhe Turqinë në përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje”, ka përfunduar Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button