LajmeMaqedoni

Osmani shpreh ngushëllimet për viktimat në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po qëndron në vizitë pune në Beograd në rolin e Kryesuesit të OSBE-së, nga ku ai ka shprehur ngushëllimet për rastin tragjik në shkollën “Vlladisllav Ribnikar”.

Shpreh keqardhje për viktimat e pafajshme nga të shtënat e tmerrshme në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në moshë të re.

Pamjet e krismave ende tronditin dhe në mënyrë të pakthyeshme e kanë ndryshuar realitetin. Të gjithë i ndjejmë këto ndryshime.

Të ballafaquar me këtë tragjedi të paimagjinueshme, e një rëndësie thelbësore është që ne të bashkohemi për të ndarë humbjen dhe dhimbjen dhe për të ofruar mbështetje të prekurve nga ngjarja. Vetëm në këtë mënyrë do të konfirmojmë se jemi të gatshëm të parandalojmë incidente të tilla të tmerrshme që mos të ndodhin në të ardhmen.

Dhimbjen që e ndjejnë familjet, jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë nga ky akt është i pamatshëm. Por ata nuk janë vetëm. Së bashku me OSBE-në ofrojmë forcë dhe solidarizohemi me pikëllimin e të gjithëve.

Le të jetë kujtimi i viktimave një nxitje për të gjithë ne që të punojmë fort për një të ardhme më të sigurt, ku shkollat janë simbol i dijes dhe i miqësisë. Shkruan kështu Bujar Osmani në rrjetin e tij social fejsbuk, përcjell TvGlobi.

Show More

Related Articles

Back to top button