LajmeMaqedoni

Osmani: Të mos lejojmë të defokusohemi dhe të çorientohemi, por ta ruajmë kursin dhe përgjegjësinë para gjeneratave të ardhshme

Në prag të fillimit të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese të caktuar për këtë të premte, ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani sot përmes profilit të tij në Fejsbuk bën thirrje “të mos lejojmë të defokusohemi dhe çorientohemi, por ta ruajmë kursin dhe përgjegjësinë prindërore para gjeneratave të ardhshme”.

“Na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i një prej proceseve më të rëndësishme për sigurimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë evropiane për qytetarët tanë, të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Andaj, ju ftoj që mos të lejojmë tani kur jemi në finale të defokusohemi, çorientohemi, por të ruajmë kursin dhe përgjegjsinë prindërore para gjeneratave të ardhshme.
Tani është momenti!”, ka shkruar Osmani.

Ai në postim potencon se “për muaj të tërë kanë ardhur miq dhe ministra nga e gjithë bota dhe na inkurajuan me këshilla miqësore që të fokusohemi në këto sfida dhe ta kapërcejmë këtë pengesë të fundit formale para hapjes së horizontit të madh të kapitujve të negociatave”.

Show More

Related Articles

Back to top button