LajmeRajon

Osmani u kërkon liderëve veç e veç ta mbajnë përgjegjëse Serbinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë të enjtes u ka kërkuar liderëve evropianë që ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë dhe ta dënojnë atë.

Ajo është takuar me disa prej tyre në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Ndër ta, takoi kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, të cilit ia theksoi nevojën për përgjegjësinë e Serbisë ndaj “veprimin të saj terrorist dhe të agresionit kundër Kosovës”.

Me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, diskutoi po ashtu zhvillimet dhe e informoi për “provat për agresionin e Serbisë”.

Osmani u takua edhe me kryeministrin grek dhe kancelarin gjerman.

Show More

Related Articles

Back to top button