LajmeRajon

Osmani: Vendimi i GJND-së, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovë

Janë bërë 13 vjet kur 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludoi se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare. Me këtë rast Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky vendim mbetet thirrje për vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë.

Osmani u ka bërë thirrje shteteve mosnjohëse që të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe “të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”.

“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar Osmani në Twitter

Ndryshe, më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button