LajmeMaqedoni

“Paga fillestare në polici, 16.300 denarë”/Sindikata: Pagat të rriten për 15%

Sindikata e Policisë së Maqedonisë ankohet për pagat e policëve, thonë se paga fillestare në polici është 16.300 denarë, shkruan TV21. Nga Sindikata kërkojnë që nga ky muaj, pagat të rriten për 15 për qind.

“Shuma e pagës bazë të policit për momentin është as më pak e as më shumë, por 16.300 denarë. Ta ketë të qartë opinioni, kaq është paga bazë e policit. Sot Sindikati deri tek ministri publikisht dërgojmë kërkesë, nga muaji janar 2024, pagat e të gjithë të punësuarve në MPB, të rriten për 15 për qind”, theksoi Orce Kocevski, kryetar i Sindikatës së Policisë në Maqedoninë e Veriut./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button