BotaLajme

Pakistan, pesë kisha digjen pas akuzave për blasfemi nga dy të krishterë

Në Pakistan, të paktën pesë kisha u plaçkitën dhe u dogjën në qytetin Jaranwala, që bën pjesë në provincën lindore të Punjabit.

Sulmet u kryen në përgjigje të akteve të supozuara të blasfemisë, të kryera nga dy të krishterë kundër Kuranit.

Kështu raporton media pakistaneze Geo, duke cituar klerikun e krishterë Akmal Bhatti.

Sakaq, peshkopi protestant Azad Marshall deklaroi në Twitter se “Biblat janë përdhosur dhe të krishterët janë torturuar dhe ngacmuar, duke u akuzuar padrejtësisht për shkelje të Kuranit të Shenjtë“.

Videot e postuara në mediat sociale treguan qindra njerëz të armatosur me shkopinj duke sulmuar kishat dhe shtëpitë private, e më pas duke u vënë flakën atyre.

Show More

Related Articles

Back to top button