BotaLajme

Pamje nga post-blloku i KFOR-it në hyrje të Leposaviqit, shtohet prania e ushtarëve

Sot, ushtarët e KFOR-it janë në prezent me numër më të madh se në ditët e fundit në Leposaviq. 

Portali serb i veriut, Kosovo-Online ka publikuar pamje të post-bllokut të KFOR-it në hyrje të qytetit të Leposaviqit.

Në hyrje të Leposaviqit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore, në kthesën për në fshatin Joshanicë, ku ndodhet baza ushtarake e KFOR-it “Nothing Hill”, një numër i madh ushtarësh të KFOR-it letonez që nga mëngjesi i hershëm janë vendosur në rrugën kryesore.

Ndërkaq, një numër më i vogël janë vendosur në të gjitha hyrjet brenda qendrës së qytetit.

Show More

Related Articles

Back to top button