BotaLajme

Pamje të frikshme/ Zjarri në Siçili del në mes të rrugës, qytetarët udhëtojnë në mes të flakëve

Italia e jugut po vijon betejën me zjarret masive që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, të cilat tashmë po u afrohen rrugëve të Siçilisë.

Në një video që është publikuar në media shihet sesi zjarri është tashmë afër rrugës dhe rrezikon gjithçka. Përmes një video të regjistruar gjatë një udhëtimi me makinë shihet sesi flakët po përpijnë çdo gjë.

Nga pamjet shikohet situate e përkeqësuar në Siçili ku zjarret po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të temperaturave të larta.

Ndërkohë në Itali pritet që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në 5 rajone për shkak të stuhisë dhe të zjarreve ku deri më tani kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

Show More

Related Articles

Back to top button