BotaLajme

Panik në Napoli/ Karuseli shembet në mes të xhiros, dhjetëra të pagosur

Prishja e një karuseli shkaktoi disa minuta frike e paniku dhe dhjetëra të plagosur lehtë në Palma Campania, në Napoli.

Ngjarja ndodhi në një kënd ku ishin venosur lodrat teksa gjatë nisjes së xhiros, kur shpejtesia ishte e ulët pati një dëmtim të strukturës së tij duke u shembur. Për fat nuk pati viktima ndërsa të plagosur pati disa me lëndime të lehta.

 “Është një mrekulli që nuk pati viktima”, tha një banor.

 Të plagosurit janë të gjithë të rritur, përveç një vajze 12-vjeçare e cila u dërgua në spitalin Santobono në Napoli.

 Shumë prej tyre u trajtuan në vend, të tjerët u dërguan në spitalet lokale, megjithatë askush nuk është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë autoritetet do të duhet të konstatojnë arsyet e shembjes së tij dhe respektimin e rregullave të sigurisë.

Show More

Related Articles

Back to top button