BotaLajme

Papa e lë të hapur mundësinë për bekimin e martesave mes gjinive të njëjta

Papa Françesku ka dhënë sugjerimin se “mund të i hapur” për t’i bekuar ligjet e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike, ka raportuar të martën BBC-ja.

I pyetur rreth kësaj çështjeje, ai ka deklaruar se secila kërkesë për bekim “duhet të trajtohet me mirësi pastorale”.

“S’mund të jemi gjykatës që vetëm mohojmë, kundërshtojmë dhe dëbojmë”, është shprehur ai, duke iu përgjigjur një grupi të kardinalëve që shtruan si çështje këtë temë.

Kjo është ndër kërkesat më të shumta që i bëhet Papës viteve të fundit nëpër takime të mëdha. Aktualisht, martesat mes gjinive të njëjta janë të ndaluara nga Kisha.

Peshkopë nga Belgjika dhe Gjermania kanë nisur t’i lejojnë priftërinjtë t’i bekojnë çiftet e gjinive të njëjta, megjithatë Papa dikur ishte shprehur se martesa nënkupton “bashkimin e qëndrueshëm dhe të pazgjidhshëm mes burrit një gruas”.

Show More

Related Articles

Back to top button