LajmeMaqedoni

Para Gjykatës së Tetovës në mbështetje të dr. Boban Vuçevskit, një grup mjekësh në protestë paqësore

 Disa mjekë dhe personel mjekësor sot erdhën para Gjykatës së Tetovës  ku sërish u mbajt protestë paqësore publike me qëllim të mbështetjes për dr. Boban Vuçevskit, njëri nga të akuzuarit në procsin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular.

Personeli mjekësor theksoi se kolegu i tyre gjatë pandemisë ishte ndër ata që ishin vazhdimisht në punë dhe për këtë e sakrifikuan jetën e tyre private.

 “Kemi ardhur t’i japim mbështetje kolegut tonë më human, doktor Bobanit. I cili për fat të keq për shkak të sistemit i cili nuk na funksionon, dhe në vend si të mirë, punëtorë dhe humanë të shpërblehen, ata zvarriten nëpër sallat e gjyqit. Fatkeqësisht, ky është sistemi ynë. Në vend të një numri kaq të vogël, tani e gjithë Tetova duhet të ishte këtu. Sepse dr. Bobi është një nga njerëzit më human – gjatë pandemisë 24 orë shtatë ditë  ishte në punë. A nuk kishte familje ky kolegu ynë, nuk kishte fëmijë të tij, gjithë jetën ua kushtoi pacientëve. Ku janë të gjithë ata pacientë tani, ku janë kolegët tanë. Jo vetëm të flitet në rrjetet sociale, por të gjithë duhet ta mbështesim kolegun tonë këtu. Ekspertët tanë të mirë dhe kolegët e mirë humanë dhe punëtorë në këtë mënyrë ofendohen. Kolegu nuk kishte faj që kishte bërë vizitë, faji është që spitali nuk ka mjaftueshëm personel mjekësor”, dekaroi një nga mjekët e pranishëm në protestë.

Qytetarët të cilët vijnë rregullisht në këto protesta kur mbahet procesi gjyqësor potencojnë  se mjeku është ai  me ndërgjegje e ka kryer punën e tij dhe ka ndihmuar shumë njerëz për të kapërcyer sëmundjen gjatë pandemisë  me Kovid-19.

Për zjarrin në spitalin modular, ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa dr. Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. .

 Spitali klinik si person juridik ngarkohet për dy vepra penale, së pari për “shkaktim të rrezikut të përgjithshë” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. 

Show More

Related Articles

Back to top button