LajmeMaqedoni

Paralajmërohet rritje e çmimit të mishit

Industrinë për prodhimin dhe përpunimin e mishit e pret kolapsi total nëse urgjentisht nuk ndërhyhet në ndryshimet e nevojshme të rregullativave ligjore, ankohen kompanitë që merren me këtë veprimtari.  Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike thotë se viteve të fundit po përballen me probleme edhe më të mëdha, ndërsa shton se janë industria më pak e dëgjuar për vështirësitë që ka.

“Me shpenzimet aktuale doganore në këtë industri, kanë qenë në pozitë të pabarabartë në raport me industritë e importit, para së gjithash flasim nga vendet fqinje. Produktet e gatshme nga jashtë hyjnë me 0% shpenzime, gjersa përpunuesit vendorë gjatë importit të lëndës së parë edhe më tej paguajnë nga 25 deri në 35% doganë për lëndën e parë”, pohoi Vasko Ristovski, Oda Ekonomike.

Vendet e tjera fqinje nuk kanë shpenzime doganore, përveç Serbisë 8%, tregoi Ristovski, duke shtuar se pikërisht nga Serbia vjen edhe konkurrenca më e madhe për industrinë e mishit. “Open Ballkan” e ka rënduar situatën edhe më shumë.

“Kjo edhe më tepër prisnim, e në një farë mënyre pasojat priten nga “Open Ballkan”, ose procesi i Berlinit, sido që ta quajmë, kjo është kjo… Hapja e kufijve dhe kjo është bërë tashmë problem serioz për këtë industri”, deklaroi Vasko Ristovski, Oda Ekonomike.

Goce Trajçev nga grupacioni për prodhimin dhe përpunimin e mishit shtoi pyetjen se kë e mbrojnë institucionet tona, prodhuesit vendorë apo ata që e importojnë mishin nga jashtë?

“Jo vetëm që nuk e pranuan kërkesën tonë kryesore për uljen e shpenzimeve doganore, këtu e kam fjalën para së gjithash për resorët ekonomikë në Qeveri, për mishin e ngrirë të derrit për përpunim, por kemi edhe trajtim të pabarabartë në shtetin tonë, nga institucionet vendore, në favor të kompanive që importojnë”, tha Goce Trajçev, kryetar i Grupacionit për prodhimin dhe përpunimin e mishit.

Të dhënat e kompanive tregojnë se industria ka rënie të përgjithshme të prodhimit 20 deri në 30%. Kështu siç po vazhdon gjendja, prodhuesit thonë se shumë kompani janë duke e shqyrtuar mbylljen e kapaciteteve prodhuese dhe për shpërnguljen jashtë vendit. Në emër të grupacionit për prodhimin dhe përpunimin e mishit, Goce Trajçev, deklaroi se duan të vazhdojnë të veprojnë në Maqedoninë e Veriut, por luten që të krijohen kushte të barabarta për punë.

Show More

Related Articles

Back to top button