LajmeMaqedoni

Parku diellor më i madh fotovoltaik në Ballkan, në Novac do të prodhohet rrymë për 30 mijë familje

Në Novaci është lëshuar në përdorim parku solar më i madh privat fotovoltaik në vend – i cili momentalisht është edhe më i madhi në Ballkan. Centrali i ri ka kapacitet të përgjithshëm nga 55 MW dhe në nivel vjetor është projektuar që të prodhojë 85 mijë MW që paraqet energji elektrike e cila është e mjaftueshme për nevojat e 30 mijë familjeve, transmeton TV21.

“Stabiliteti në sigurimin e energjisë elektrike përmes gjithë resurseve në dispozicion është prioriteti ynë më i lartë dhe kemi arritur që krizën ta shendojmë në mundësi”, tha kryeministri Kovaçevski gjatë fjalimit. Sipas tij, nga janari i vitit 2022 deri më tani janë dhënë 600 licenca për centralet nga burimet ripërtëritëse të energjisë elektrike.

Investitor në këtë projekt të rëndësishëm energjetik për prodhimin e rrymës nga burimet ripërtëritëse është kompania vendore “MEJ Energy” veprimtaria e të cilës është prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse. Parku i ri diellor fotovoltaik është i rëndësishm për vendin dhe nga aspekti i përgjithshëm ekonomik, për shkak se përfaqëson investim në vlerë prej 40 milion eurove.

“Deri më tani fjalimet ishin se kemi bërë diçka mes më të mëdhenjve dhe më të mirëve, sot mundem lirshëm të them se “MEJ Energy” kanë bërë centrale fotovoltaike në gjithë Ballkanin. Krenaria e Novacit, krenaria e Maqedonisë, krenaria e gjithë Ballkanit, krenaria e gjithë Europës. Nëse punohet zellshëm, siç punojnë ata këtu, mundem edhe një herë të përsëris, se nuk ka qëllim të pakapshëm”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV.

“Deri në vitin 2016 në vendin tonë, vendin e diellit, shteti i cili në flamurin e vet e ka diellin, kishte kapacitet të instaluar jo më shumë se 17 MWh për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli. Sot kur flasim, po flasim për kapacitet të instaluar prej 393.6 MWh që sot prodhojnë energji elektrike dhe janë plotësisht në rrjetin shpërndarës”, theksoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Show More

Related Articles

Back to top button