BotaLajme

Parlamenti finlandez voton pro anëtarësimit në NATO

Parlamenti finlandez votoi me shumicë të madhe pro propozimit të qeverisë për anëtarësimin e vendit në NATO. Po ashtu Finlanda do të përforcojë kufirin me Rusinë.

Nën presionin e sulmit ushtarak rus kundër Ukrainës Finlanda dhe Suedia shtruan së bashku në maj 2022 një kërkesë për anëtarësim në NATO. Tani të paktën sa u përket finlandezëve, nuk ka më asgjë që e pengon anëtarësimin e vendit në NATO.

Parlamenti në Helsinki votoi me shumicë të madhe votash pro propozimit të bërë nga qeveria për ndryshimin e legjislacionit të  nevojshëm për anëtarësimin e vendit në Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes.

Show More

Related Articles

Back to top button