LajmeMaqedoni

Partia e re politike në Maqedoninë e Veriut, do të quhet Vetëvendosje Kombëtare

Skenës politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, i shtohetedhe një subjekt i ri politik, i quajtur Vetëvendosje Kombëtare (VVK), që do t’i prijë politikologu Nevzat Dervishi.

Ai paralajmëron një ideologji krejtësisht të re në skenënpolitike shqiptare të MV-së.

Theks të veçantë vë në procesin e vendimmarrjes, barazisë dhebashk(ëpun)imit vëllazërorë me të gjitha partitë shqiptare nëvend.

Fillimisht ai shprehet se me Vetëvendosjen Kombëtare, populli shqiptar në MV, do t’i hedh themelet e vetëvendosjes sëbrendshme në shtet, me të drejtë vendimmarrjeje në të gjithanivelet e pushtetit shtetërorë.

“Dua ta përgëzoj popullin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, se me Vetëvendosjen Kombëtare, popullit do t’i jepet mundësia qët’i hedh themelet e vetëvendosjes interne në shtet me të drejtëvendimmarrjeje, duke vënë në praktikë mekanizmin e Institutittë Kundërfirmës (kundërnënshkrimeve).

Sipas tij, në një shtet siç është Maqedonia e Veriut me dybashkësi më të mëdha etnike (shqiptarë dhe maqedonas), e vetmja formulë është barazia.

“Si shtet me dy bashkësi etnike më të mëdha siç ështëMaqedonia e Veriut, e vetmja formulë është barazia në të gjithanivelet shtetërore”. – shprehet ai.

Në vija të trasha, ai shpalos vetëm dy pika fundamentale të VVK-së, siç është ndryshimi substancial i sistemit politik në MV si dhe vendimmarrja.

“Vetëvendosja Kombëtare, ka pikpamje krejtësisht të kundërtanga partitë tjera. Vjen si një ideologji e re shqiptare, fillimisht duke shpalosur dy pika më fundamentale të platformës së saj, siçështë ndryshimi rrënjësor i sistemit politik, dhe inkorporimi ivendimmarrjes, që është çelësi i barazisë në shtet”.

“Prandaj, nuk ka rrugë që të çon në Vetëvendosje, Vetëvendosjaështë vet rruga”– thotë ai.

Dhe në fund, ai i bën thirrje popullit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që në mënyrë masovike t’i bashkangjiten këtij projekti të pakthyeshëm kombëtar, projekt ky që do të jetë i pakompromis në drejtim të barazisë në shtet, i cili ka vetëm një emër Vetëvendosje Kombëtare (VVK).

Show More

Related Articles

Back to top button