LajmeRajon

Partia e Vulinit që drejton BIA-në e do largimin e ministrit serb që kërkoi sanksione ekonomike ndaj Rusisë

Ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta ka kërkuar nga Qeveria për të vendos urgjentisht sanksionet ekonomike ndaj Federatës së Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Nëse kjo lë të kuptohet si një kthesë në politikën e Beogradit ndaj Moskës mbetet për t’u parë, por është interesante që propozimi i Bastës u mbështet nga ministri pa portofol dhe nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Gjorgje Miliçeviq.

Po si raportuan mediet ruse për këtë? Siç shkruajnë mediet serbe, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta mes Beogradit me Kremlinin, duket qartë se ky lajm ka zgjuar interesimin e qarqeve dhe medieve ruse.

“Serbia kërkon dorëheqjen e ministrit që kërkoi sanksione ndaj Rusisë”, është titulli i agjencisë ruse të lajmeve TASS.

“Lëvizja socialiste e drejtuar nga Aleksandar Vulin, njëherësh drejtor i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), kërkoi dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, Radet Basta, i cili përmendi domosdoshmërinë e hyrjes së vendit [Serbisë] në politikën e sanksioneve kundër Rusisë”, thekson TASS.

“Tani, kur kemi nevojë për unitet, Basta ka për synim ndarjen e Qeverisë serbe për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Federatës së Rusisë. Veçanërisht është e turpshme që Basta fshihet pas presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiq]”, shton kjo medie ruse pas deklaratës së Vulinit.

Show More

Related Articles

Back to top button