GostivarLajme

Pas dhjetë ditësh fillon kursimi për rrymën/ Qytetarët: Masat janë qesharake, ne edhe ashtu jemi duke kursyer

Dritat nuk duhet të ndizen gjatë ditës, kondicionerët duhet të ftohen deri në 27% në verë dhe të ngrohen deri në 20% në dimër. Fikni dritat pas punës, përdorni shkallët në vend të ashensorit. Këto janë obligime për institucionet publike, kurse për qytetarët dhe kompanitë janë vetëm rekomandime se si të kursejnë për dimrin e ardhshëm. Institucionet shtetërore kanë detyrimin që të ulin konsumin me 15% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të pasojnë sanksione. Tash për tash nuk priten kufizime të energjisë elektrike. Këto masa do të fillojnë të zbatohen pas dhjetë ditësh, gjegjësisht nga një shtator.

Por këto masa për qytetarët janë qesharake, pasi thonë se me çmimin aktual që e paguajmë rrymën, edhe ashtu jemi të obliguar të kursejmë. Disa theksojnë se në vend të mësimit se si të kursjemë, qeveria duhet të rrisë pagat.

Rekomandimet për qytetarët dhe kompanitë janë të ngjashme me ato për institucionet shtetërore. Ngrohësja e ujit dhe makinat larëse dhe tharëse duhet të ndizen gjatë tarifës së lirë, gatimi të bëhet në enë më të vogla, llambat e vjetra duhet të zëvendësohen me ato ekonomike, dushi të vendoset me rrjedhje më të ulët uji, kompjuterë dhe karikuesit të fiken pas punës.

Nga ana tjetër, autoritetet sigurojnë se do të ketë mjaftueshëm energji elektrike për dimrin e ardhshëm. Për momentin nevojat plotësohen plotësisht nga prodhimi vendas.

Por për muajt e dimrit presin që të vihet në funksion njësia e tretë e REK Manastirit dhe TEC Negotinë. Nga Qeveria me rekomandime edhe për komunat – çdo e dyta dritë në rrugë të fiket, ndërsa ndërmarrja Rrugët publike rekomandohet të zvogëlojë ndriçimin e rrugëve. Masat dhe rekomandimet do të zgjasin deri në fund të muajit prill, pra gjatë gjithë sezonit të ngrohjes.

Show More

Related Articles

Back to top button