LajmeMaqedoni

Pas një proteste paralajmëruese të punonjësve të Doganës, drejtori Bogoev i thirri ata në takim

Të punësuarit në Drejtorinë Doganore, anëtarë të Sindikatës së DAGJSH, sot gjatë kohës së pauzës mbajtën protestë paralajmëruese para ndërtesës së drejtorisë, duke kërkuar rritje të pagës për 30 për qind.

Gjatë protestës ata morën ftesë për takim me drejtorin e Doganës Stefan Bogoev, i cili theksoi se nuk pret në asnjë rast të vjen deri te mbyllja e vendkalimeve kufitare.

“Me shërbimet e Drejtorisë doganore do të diskutojmë se çfarë është bërë deri më tani, sepse janë bërë punë për të drejtat e punës dhe kushtet e punës. Në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, e cila ka një problem të ngjashëm, do të bisedojmë me Ministrinë e Financave”, tha Bogoev.

Siç sqaroi Tërpe Deanov, kryetar i Sindikatës së AOGJSH-së, të punësuarit në Doganë kërkojnë zbatim korrekt të nenit 67 paragrafi 3 i Kodit për Drejtori Doganore, në të cilin është cituar se nëpunësit doganor marrin 30 për qind të pagës si shtesë e pagës së rregullt, për shkak të kushteve të veçanta nga puna si dhe për shkak të përgjegjësisë së veçantë që rrjedh nga vendi i punës.

 Ai tha se ndonëse edhe kjo pozitë është pjesë e Kontratës Kolektive, asnjë punonjës nuk e ka marrë ndonjëherë atë shtesë.

“Me Ligjin për buxhetet dhe me interpretimin autentik të këtij ligji nga Kuvendi, Ministria e Financave dhe të gjitha organet në përbërje të Ministrisë, morën shtesë të pagës në vlerë prej 30 për qind”, tha Deanoski.

Këta punonjës protestues, shtoi ai, mbushin buxhetin e shtetit çdo vit me më shumë se 51 për qind, mbajnë armë, kryejnë kontrolle, janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë dhe nuk kërkojnë asgjë më shumë se respektimin e ligjit dhe marrëveshjes kolektive.

Deanoski theksoi se protesta mbahet gjatë kohës së pauzës dhe nuk e pengon procesin e punës, por nuk përjashtohet mundësia edhe për grevë të përgjithshme në nivel të sindikatës në përgjithësi.

Ata presin një pritje të mirë nga drejtori dhe zgjidhje të problemit, duke përkujtuar se kur ishte kryetar komune, me të është lidhur një Kontratë Kolektive shumë e mirë për të punësuarit e Komunës së Karposhit. 

Show More

Related Articles

Back to top button