LajmeRajon

Pas vizitës këtë javë në Prishtinë, Lajçak më 13 dhe 14 mars në Beograd

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Beogradin të hënën dhe të martën, më 13 dhe 14 mars, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht, Lajçak të enjten dhe të premten do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Siç pritet, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të bisedojë edhe me përfaqësues të opozitës.

Kujtojmë se ardhja e Lajçakut në Prishtinë, por edhe në Beograd, është paralajmëruar pas raundit të fundit të dialogut, i cili u mbajt të hënën e kaluar në Bruksel.

Pak orë pas përfundimit të bisedimeve, Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme publikoi tekstin e propozimit evropian, i cili përmban 11 pika. Nga Brukseli u njoftua se të dyja palët ranë dakord që bisedimet e reja për vetë tekstin nuk janë të nevojshme.

Megjithatë, siç presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani evropian, por “nuk dëshiron dhe nuk mund të diskutojë njohjen reciproke dhe hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Stano ka konfirmuar se tash qëllimi kryesor është që të arrihet pajtimi rreth një plani dhe modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes. Ai ka thënë se qëllimi final është normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve, përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese, por kjo, sipas tij, do të pasojë në fund të procesit.

Zëdhënësi i BE-së ka përsëritur se në takimin e mbajtur së fundi, Kurti dhe Vuçiq ishin pajtuar për tekstin e marrëveshjes, e kishin miratuar atë, por nënshkrimi i saj nuk ishte i paraparë për atë takim.

Bashkim i Evropian, siç ka thënë para disa ditësh edhe një zyrtar i lartë i tij, synon që, në një skenar ideal, në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin është konfirmuar se do të zhvillohet në Ohër me 18 mars, të arrihet pajtimi edhe për planin zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve.

Show More

Related Articles

Back to top button