LajmeRajon

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët të firmosur mes krerëve të qeverive shqiptare dhe italiane, Rama – Meloni.

Përmes një deklarate për shtyp, nënkryetari i PD-së Kreshnik Çollaku ka deklaruar se meqënse kryeministri Edi Rama ja ka arritur të shmang ballafaqimin me opinionin publik, sqarimin, transparencën mbi këtë marrëveshje, Partia Demokratike – e shqetësuar për kostot e saj – i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 3 kërkesa.

“Në dallim nga Italia, në Shqipëri ka munguar në mënyrë të plotë ballafaqimi apo sqarimi nga ana e kryeministrit të një marrëveshje të tillë në raport me atë çka reflekton edhe shqetësimi i publikut. Mjerisht kryeministri Rama ja ka dalë të fshihet, herë duke përdorur indiferencën e drejtuesve të parlamentit të cilët ai i kontrollon, herë duke përdorur kaosin parlamentar, herë duke shmangur debatin publik. Ai ja ka arritur të shmang ballafaqimin me opinionin publik, sqarimin, transparencën mbi këtë marrëveshje. Sot që sipas njoftimit ka kaluar në qeveri dhe pritet të shkojë në procedura të tjera, PD-ja sipas asaj që premtoi që në orën e parë të bërjes publike të kësaj marrëveshje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me tri kërkesa të qarta:

Së pasi, shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Protokoll ndërmjet qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit.”

Së dyti, pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “Protokoll ndërmjet qeverisë së republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.”

Së treti, deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.43/2016 “Përmarrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Protokoll ndërmjet qeverisë së republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përforcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit””– theksoi Çollaku.

Show More

Related Articles

Back to top button