LajmeMaqedoni

Pemët dhe perimet e sekuestruara nga tregu me shumicë “Kvantashki” iu dhuruan disa institucioneve në të gjithë vendin

Pemët dhe perimet që inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (IShT) u sekuestruan dje nga tregtarët e paregjistruar në tregun e Kvantashki, u janë dhuruar institucioneve ku ka më shumë nevojë, transmeton Portalb.mk.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara pas aksionit të djeshëm të përbashkët me IShT-në, Drejtoria e Policisë Financiare dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga Agjencia shtojnë se pemët dhe perimet e konfiskuara u janë dhuruar shtëpisë për jetimë “11 Tetori” në Shkup, Shkolla shtetërore për rehabilitim për fëmijë dhe të rinj “Dimitar Vlahov” në Shkup, Klinikë Universitare për terapi fizike dhe rehabilitim mjekësor në Shkup, shoqata për të verbër në Kumanovë, Spitali special për gjinekologji dhe obstetrikë “Nënë Tereza”, Spitali psikiatrik “Shkup”, Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle, Instituti për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve në Shkupi dhe burgu “Idrizovë”.

“Shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha institucionet kompetente për mbështetjen e dhënë dhe qëndrimin e vendosur në zgjidhjen e problemit me çmimet e larta të produkteve. Bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve dhe çdo anashkalim i ligjeve do të sanksionohet, sepse sistemi duhet të funksionojë në tërësi me respektim konsistent me rregulloret ligjore”, thonë nga Agjencia për menaxhimin e pasurive të konfiskuara.

Nga atje thonë se për herë të parë ndodh që malli i konfiskuar u dhurohet këtyre institucioneve në të njëjtën ditë dhe shtojnë se do të vazhdojnë me aktivitetet në terren.

Show More

Related Articles

Back to top button