LajmeMaqedoni

Pendarovski: Nëse presin zgjedhjen e kontesteve bilaterale që bazohen në histori dhe emocion, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në BE

Presidenti Stevo pendarovski pas takimit të përbashkët me homologët e rajonit në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni në Shkup, adresoi një sërë kritikash ndaj BE-së, shkruan TV21. Pendarovski thotë se nëse BE pret që të zgjidhen kontestet bilaterale që bazohen në emocione dhe histori, atëherë asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të hyjë në BE.

“Rreth vendit tonë, rreth aspiratave tona, rrugën tonë të deritanishme, është e qartë se ka disbalanc mes kritereve tradicionale për hyrje në BE dhe marrëdhëniet bilaterale me së paku 2 fqinjë tanë. Në 3 vjetët e fundit posaçërisht, ne kemi disbalanc serioz në këtë aspekt, për shkak se problemi bilateral me Bullgarinë për fat të keq e mbuloi agjendën komplete tradicionale për aderim. Ne shpresojmë që sa më shpejtë kjo të ndryshojë, sepse nëse insistoni në Ballkanin Perëndimor, që kontestet bilaterale të pastra të zgjidhen, posaçërisht nëse ata bazohen në histori dhe emocione, atëherë asnjë nga Ballkani Perëndimor nuk do hyjë asnjëherë në Bashkimin Europian”, tha Pendarovski./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button