LajmeMaqedoni

Pendarovski për vizitë në Kosovë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot do të qëndroj për vizitë pune në Republikën e Kosovës. Nga Zyra e Presidentit bëjnë të ditur se në Prishtinë, ai është paraparë të takohet me presidenten Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkohë në Pejë, presidenti Pendarovski do të vizitojë Komandën Rajonale – Perëndimi i KFOR-it, ku është paraparë të ketë takim me komandantin, kolonel Francesco Ferrara dhe me pjesëtarët e kontingjentit maqedonas në kuadër të KFOR-it.

Show More

Related Articles

Back to top button