LajmeMaqedoni

Pendarovski u takua me drejtoreshën rajonal të KB-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Jeop Son

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim drejtoreshën rajonale të Kombeve të Bashkuara për Evropë dhe Azinë Qendrore, Gvi Jeop Son.

Në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend, nismat dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për angazhimin e Kombeve të Bashkuara në rajon, kumtoi zyra e kreut të shtetit.

Presidenti Pendarovski dhe drejtoresha rajonale e KB-së shkëmbyen mendime për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për dinamikën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut. Në atë drejtim u theksuan proceset reformuese, rëndësia e Strategjisë Kombëtare Zhvillimore dhe MKD2030, të cilat janë zhvilluar dhe janë duke u zbatuar me mbështetjen e Programit të KB-së për Zhvillim (UNDP).

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e përgjithshëm me agjencitë dhe organet e Kombeve të Bashkuara në vend, me qëllim të realizimit të prioriteteve afatgjata zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe realizimit të suksesshëm të reformave në disa fusha kyçe.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për pasojat e shkaktuara nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kërcënimet nga lajmet e rreme dhe propaganda, thuhet në kumtesën nga kabineti i Pendarovskit.

Show More

Related Articles

Back to top button