LajmeMaqedoni

Për 1,2 për qind rritet numri i punëtorëve në industri në tremujorin e parë

 Në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, numri i punëtorëve në industri është rritur me 1,2 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë. 

Në mars të vitit 2023, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, është evidentuar rritje prej 1,1 për qind të punëtorëve industrialë. Në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit mars të vitit 2023, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ka rënie për 2,7 për qind, e njëjta gjë në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, ku rënia është 3,7 për qind, ndërsa një rritje prej 1,6 për qind në sektorin e Industrisë përpunuese.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit mars të vitit 2023, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, shënon rritje tek Produktet kapitale për 12,7 për qind, ndërsa rënie u vërejt tek Energjia për 5,3 për qind, Produktet intermediare, përveç energjisë 1,9 për qind, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6,6 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2,0 për qind. 

Show More

Related Articles

Back to top button