BotaLajme

Për herë të parë, Berlini refuzon të mbështesë kompanitë gjermane që duan të investojnë në Kinë

Qeveria gjermane ka refuzuar për herë të parë të mbështesë kompanitë gjermane që investojnë në Kinë për shkak të situatës së të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang, tha të premten Ministri i Financave Robert Habeck, duke lënë të hapur mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj zyrtarëve lokalë, shkruan Reuters.

“Një kompani që operon në provincën e Ujgurit donte të zgjaste sigurimin shtetëror të investimeve dhe kërkesa nuk u miratua”, tha ministri për gazetën Die Welt.

“Kjo është hera e parë që sigurimi i investimeve nuk zbatohet për arsye të të drejtave të njeriut”, shtoi ai.

Pa këto garanci, një kompani merr përsipër të gjithë rrezikun e investimit të financimit të një projekti jashtë vendit. As Hubeck dhe as ministria e tij nuk treguan se për cilën kompani bëhej fjalë.

Duke cituar burime të paidentifikuara, Der Spiegel shkruan se bëhet fjalë për industrinë e makinave Volksëagen. Kompania hapi një fabrikë në vitin 2013 në Urumqi, kryeqyteti i Xinjiang, ku autoritetet kineze akuzohen për shtypjen e pakicës myslimane ujgure.

Show More

Related Articles

Back to top button