LajmeMaqedoni

Për herë të parë në historinë e Hekurudhave të Maqedonisë ekipi është zgjeruar me 40 makinistë

Drejtori i Gjeneral i HM Transport ShA – Shkup, Zuli Demiri sot dorëzoi 40 aktvendime për punësimin e makinistëve me kohë të pacaktuar.

 Nga sot HM Transport e zgjeroi ekipin e punës, gjithçka për të tejkaluar sfidat e mungesës së stafit. Me punësimin e 40 personave të zgjedhur sipas shpalljes publike, të cilët pas stazhit të praktikantit do të punojnë si makinistë, dhe do të tejkalojnë rrezikun që të ndërprehet linja hekurudhore për shkak të mungesës së personelit.

 Në mesin e të punësuarve janë të përfaqësuar të gjitha nacionalitetet, e në mesin e tyre ka dy femra që do të kenë mundësinë të punojnë si shofere në trafikun hekurudhor.

 HM Transport për herë të parë punëson 40 makinistë njëherësh, ky staf mungonte seriozisht për funksionimin normal të kompanisë.

Drejtori Gjeneral, Demiri ka vepruar në të mirë të punonjësve dhe kompanisë që nga marrja e detyrës. Demiri angazhohet për ecurinë e HM Transport, e cila nga ana e saj është kyçe për progresin ekonomik jo vetëm të kompanisë, por të gjithë vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button