LajmeMaqedoni

Për një ditë, policia e Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 666 dënime për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për tejkalim të shpejtësisë ka shqiptuar 666 shoferë, përcjell TV21.

“Prej tyre, 45 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe shtatë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 349 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 317 jashtë vendbanimeve”, shtojnë nga MPB

Show More

Related Articles

Back to top button