LajmeMaqedoni

Për tre ditë 151 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në tre ditët e fundit janë bërë 2.780 testime për coronavirus, dhe janë regjistruar 151 raste të reja.

Nga MSH njoftojnë se në tre ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 184 pacientë të shëruar.

Me këto raste numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 311.350, prej të cilëve 301.545 janë shëruar, ndërsa 9.297 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (23 maj) është 508.

Show More

Related Articles

Back to top button