BotaLajme

Përdhunim dhe trafikim i qënieve njerëzore/ Arrestohet në Rumani ‘influenceri toksik’, Andrew Tate

Influenceri toksik i rrjeteve sociale, Andrew Tate është arrestuar në Rumani gjatë mbrëmjes së kaluar së bashku me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë.

Ai është vënë në pranga pas një hetimi për trafikim të qënieve njerëzore dhe përdhunim.

Tate u kap nga policia në banesën e tij në Bukuresht.

Ndalimi i dy vëllezërve është konfirmuar nga avokati mbrotjës por edhe pamjet e momentit të bastisjes së banesës ka bërë xhiron e rrjetit në mediat ndërkombëtare.

Andrew Tate ka një karrierë në sport si kikboksier por u bë i njohur në public në vitin 2016.  Në këtë kohë ai u përjashtua nga ‘Big Brother-i” britanik pasi sulmoi dhunshëm një grua në të njëjtin program.

Pas asaj ngjarje ai vijoi të mbetej aktiv në rrjetet sociale, nga të cilat jo pak herë është ndaluar të publikojë.

Show More

Related Articles

Back to top button