LajmeMaqedoni

Përgatitet ligji i ri për Kulturë – sindikatat të pakënaqura

Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura për projekt-versionin e Ligjit të ri për Kulturë, duke alarmuar se nuk janë të kyçur në grupet e punës, me cka sipas tyre, cënohen raportet e mira që me vite janë ndërtuar me Ministrinë e Kulturës.

“Përmes procesit jotransparent, që në thelb nuk dallon shumë nga ligji skandaloz I vitit 2014, sinqerisht dhe publikisht pyesim nëse diksuh me qëllim në atë Ministri dëshiron të cënojë raportet e partneriteit dhe nëse dikush përmes këtij propozim ligji përpiqet ta sabotojë dialogun social” – tha Vera Atanasovska, sindikata për Kulturë.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se Propozimligji për realizimin e interesit publik në kulturë, që është dorëzuar në Kuvend në Janar të vitit 2020, për shkak të vërejtjeve të shumta është tërhequr nga procedura e mëtejshme.

“Teksti është dërguar tek sindikatat me kërkesë që të japin mendime dhe vërejtje deri më 8 nëntor 2022. Në periudhën e ardhshme do të punohet në këtë projekt-version konform propozimeve, vërejtjeve dhe mendimeve të sindikatës. Periudha kohore nuk është e kufizuar dhe kur teksti të harmonizohet me sindikatat, do të nis procedura për debat të gjerë publik” – thonë nga ministria e Kulturës.

Show More

Related Articles

Back to top button