GostivarLajme

Përleshje përpara një objekti hotelerik në Gostivar / Policia parandalon eskalimin e situatës

Dje (10-gusht) në mbrëmje prej ora 20:45 deri në ora 21:00, në rrugën “Vëllezrit Gjinovski” në Gostivar, pjestarët e policisë SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat B.A.(25) nga Debreshi i Gostivarit, D.A.(46) nga Gjurgjevishti i Gostivarit, E.A.(27) dhe F.A.(53) nga Toplica e Gostivarit, 34-vjeçari R.M. nga Gostivari dhe tre të mitur nga Debreshi dhe Gjurgjevishti, të cilët pak më parë me një përleshje fizike para dhe në një objekt hotelierik në këtë rrugë kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe nga përleshja është dëmtuar dukshëm objekti. Për të parandaluar përleshjen që të kalon në përmasa më të mëdha, një zyrtar policor ka shtënë një plumb paralajmëruese në ajër. Të gjithë të përfshirët në përleshje janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të përballen me parashtresat përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button